Bota Sport

Keidi Bare prezantohet te Saragoza: Ja pse zgjodha të vij këtu

keidi bare prezantohet te saragoza ja pse zgjodha te vij ketu




































Keidi Bare është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Real Saragozës. Përpara mediave lojtari i Kombëtares shqiptare shpjegoi ndjesitë e tij pas ditëve të para si lojtar i Saragozës dhe pse mori vendimin për t’i thënë po klubit aragonez. Ai gjithashtu shprehet se gjërat e mëdha që duan të arrijnë në klub, e kanë motivuar më shumë.

keidi bare

“Në të vërtetë shumë mirë. Më kanë pritur shumë mirë, ashtu si lojtarët, stafi teknik por edhe klubi. Me të vërtetë ndihem shumë komod. Në miqësore u përshtata menjëherë dhe si ekip po ndjekim një linjë shumë të mirë dhe këtë duhet të mbajmë parasysh edhe në kampionat”, thotë fillimisht Bare.

PROJEKTI- Më tej, ai tregoi besim në projektin e klubit dhe falënderoi interesin e treguar për të në momentin e nënshkrimit të tij: “Ata kanë treguar një interesim shumë të madh për mua dhe unë doja ta bëja këtë hap. Me Korderon dhe trajnerin kemi biseduar dhe më kanë treguar një projekt shumë interesant. Kam vendosur të vij me gjithë entuziazmin e botës”, shprehet fieraku.

SARAGOZA- Bare gjithashtu lavdëroi Real Saragozën dhe thotë se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar ekipin. “Real Saragoza është një klub shumë i madh me tifozë të jashtëzakonshëm. Njerëzit e klubit duan të bëjnë gjëra të mëdha dhe kjo më ka motivuar më shumë. Ne duhet të punojmë mirë për të bërë gjithçka që është e mundur në kampionat, unë vij me shumë entuziazëm për të ndihmuar ekipin në çdo mënyrë”, përfundoi gjatë prezantimit zyrtar Keidi Bare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts