EKSKLUZIVE/ Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, presidenti i Federatës Shqiptare tregon emocionet: Dëshira e djemve, e jashtëzakonshme. Na mungon një medalje ari, padrejtësi!

ekskluzive shqiperia dy medalje bronzi ne lojerat olimpike presidenti i federates shqiptare tregon emocionet deshira e djemve e jashtezakonshme na mungon nje medalje ari padrejtesi
ekskluzive shqiperia dy medalje bronzi ne lojerat olimpike presidenti i federates shqiptare tregon emocionet deshira e djemve e jashtezakonshme na mungon nje medalje ari padrejtesi

Pas suksesit historik të Chermen Valiev, që theu tabunë shekullore, Islam Dudaev rishkroi sot historinë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje, e dyta në këto Lojëra Olimpike, e dyta në historinë e shtetit shqiptar.
Në lidhje me këtë sukses ka folur presidenti i Federatës Shqiptare, Sahit Prizreni.

Në një intervistë ekskluzive për News24, Prizreni tregoi emocionet e para për këto dy çmime të mëdha për vendin tonë.

Ai tha se këto kanë qenë tre ditë të lodhshme dhe të jashtëzakonshme për ta dhe sportistët. Mes të tjerash presidenti Prizreni tha se Shqipërisë i është bërë një padrejtësi, pasi i mungon një medalje ari, ndërsa shtoi se janë krenarë për sportistët që përfaqësojnë vendin tonë. Duke u ndalur te zërat kritikë për medaljet që ka marrë Shqipëria deri më tani dhe debatet e fundit, Prizreni dha mesazhin e qartë; “sporti na bashkon, sporti nuk na ndan”.

“Ishin tre dite te lodhshme dhe të jashtëzakonshme. Dëshira dhe bindja e djemve ishte e jashtëzakonshme. Të gjithë e kemi përjetuar gëzimin e atij momenti, jemi krenarë. Na mungon një medalje ari, na është bërë padrejtësi!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →