Bota

Përdori këngën e saj në fushatë, Celine Dion i kundërvihet Trump-it: S’ishte autorizuar!

perdori kengen e saj ne fushate celine dion i kundervihet trump it sishte autorizuar
perdori kengen e saj ne fushate celine dion i kundervihet trump it sishte autorizuar

Ekipi i Celine Dion ka shprehur publikisht zemërimin ndaj Donald Trump për përdorimin e një prej këngëve më të famshme të këngëtares në një takim fushate, në Montana.

Të premten e 9 gushtit u shfaq një video e artistes duke kënduar “My Heart Will Go On”.

Në një postim të shpërndarë në llogarinë X të këngëtares shkruhet:

“Ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc, janë vënë në dijeni për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në një fushatë Donald Trump / JD Vance në Montana. Në asnjë rast ky përdorim nuk është autorizuar dhe Celine Dion nuk e aprovon këtë ose ndonjë përdorim të ngjashëm,” shkruhet në deklaratë.

Ekipi nuk sqaron nëse do të marrë masa ligjore ndaj këtij përdorimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts