U vra nga policia serbe, Faton Hajrizi varroset në Kosovë, pjesëmarrës të shumtë në ceremoninë mortore

u vra nga policia serbe faton hajrizi varroset ne kosove pjesemarres te shumte ne ceremonine mortore

Faton Hajrizi është varrosur ditën e sotme në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt në Kosovë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh siç shfaqet edhe në pamjet nga ceremonia mortore.

Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik. Ai kishte vuajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj. Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera.

Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti i tij mori krejtësisht rrjedhë tjetër me datën 18 korrik, kur mediat serbe raportuan për vrasjen e një polici serb në Loznicë.

Pas vrasjes së policit serb, autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe ekzekutuar gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.

Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë pas dhënies së lejes nga Beogradi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →