Bota

Incident tragjik, humbin jetën dy emigrantë teksa po kalonin Kanalin Anglez me gomone

incident tragjik humbin jeten dy emigrante teksa po kalonin kanalin anglez me gomone




































Dy emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez. Incidenti tragjik ndodhi sot, tha një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

skynews-dinghy-migrants-english-channel_6648714

Rreth 50 emigrantë u shpëtuan nga gomonia, sipas raporteve. Mësohet se ata u kthyen në Francë.

Zëdhënësi i qeverisë britanike tha për Sky News: “Mund të konfirmojmë se ka pasur një incident tragjik në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze, e cila ka rezultuar në humbjen e dy jetëve.

Kjo tragjedi e fundit nënvizon rreziqet e tmerrshme të kalimeve me varka të vogla dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar kriminelët e pashpirt që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur. Mendimet tona janë me të prekurit.”

Sipas Observatorit të Migracionit, 12,646 mbërritje me varka të vogla u zbuluan në gjysmën e parë të vitit 2024, 16% më shumë në gjysmën e parë të 2023.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts