Starti i aventurës së Tiago Motës në drejtimin e Juventusit nuk është ndër më të mirët e mundshëm. Idetë e trajnerit të ri duket se kanë vështirësi të vihen në zbatim të paktën tani në javët e para dhe ndryshimet e shumta me largimin e emrave të rëndësishëm nga skuadra, ka bërë që faza përgatitore e bardhezinjve të jetë alarmante sa u përket rezultateve.
Pas humbjes me Nyrenberg dhe barazimit me Brest, sot ka ardhur një tjetër humbje në miqësore, përballë një kundërshtari më me emër si Atletiko Madrid. Skuadra e Diego Simeones ka fituar me shifrat 2-0 falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë të takimit.
Zhoao Feliks realizoi 2 minuta pas pushimit të ndeshjes, kur sapo ishte futur në fushën e lojës për madrilenët, ndërsa në minutën e 88 ishte Korrea me penallti ai i cili dyfishoi rezultatin dhe vulosi këtë sukses të madrilenëve në miqësoren e luajtur në Goteborg.
GOLI I ZHOAO FELIKS (VIDEO)
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co