Shqiperia

Flakët shkrumbojnë pyjet në Malin e Thatë, zjarri i ardhur nga RMV mbetet aktiv

flaket shkrumbojne pyjet ne malin e thate zjarri i ardhur nga rmv mbetet aktiv
flaket shkrumbojne pyjet ne malin e thate zjarri i ardhur nga rmv mbetet aktiv

Zjarri i ardhur nga territori i Maqedonisë së Veriut ditë më parë duke prekur territorin tonë në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv. Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara.

Sipërfaqja e djegur është 150-200 hektarë por lajmi i mirë është se sipërfaqja më e madhe e prekur nga zjarri është kullotë dhe në një sipërfaqe të vogël është prekur kurora e gjelbër.

Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren. Gjithashtu në zonë kanë qenë edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole me drejtorin e Përgjithshëm për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara.

Në terren ditën e sotme kanë zbritur mbi 80 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë,forcat po bëjnë të pamundur për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin. Dje u sigurua ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar dhe dy avionë të dërguar nga pala maqedonase ndërkohë që ditën e nesërme pritet sërish një ndërhyrje tjetër nga ajri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts