“Beteja brendapartiake do të shpërqendronte demokratët”, Biden sqaron arsyen e heqjes dorë nga gara presidenciale: Duhet të mposhtim Trump!

beteja brendapartiake do te shperqendronte demokratet biden sqaron arsyen e heqjes dore nga gara presidenciale duhet te mposhtim trump
beteja brendapartiake do te shperqendronte demokratet biden sqaron arsyen e heqjes dore nga gara presidenciale duhet te mposhtim trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka sqaruar sërish arsyet se pse hoqi dorë nga gara për një tjetër mandat presidencial. Ai tha se kishte frikë se beteja brendapartiake për kandidaturën e tij do të ishte një “shpërqendrim i vërtetë” për demokratët dhe se prioriteti i tij më i lartë ishte të mposhtte Donald Trump në nëntor.

Biden, gjatë intervistës së tij të parë pas këtij vendimi deklaroi se nuk kishte asnjë problem serioz me shëndetin e tij.

Presidenti amerikan u zotua se do të bëjë fushatë për Kamala Harris. “Ne duhet, ne duhet, ne duhet të mposhtim Trump. Dhe unë isha i shqetësuar nëse do të qëndroja në garë. Ju do të më intervistonit, pse tha Nancy Pelosi, pse e bëri këtë – dhe mendova se do të ishte një shpërqendrim i vërtetë.”, tha ai për CBS News. Gjatë intervistës së regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar të dielën, Biden bëri disa lapsuse, por në përgjithësi dukej më koherent se gjatë debatit të drejtpërdrejtë televiziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co