Ndezi qëllimisht zjarr në tokën e kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Prush të Tiranës

ndezi qellimisht zjarr ne token e kusheririt arrestohet 58 vjecari ne prush te tiranes
ndezi qellimisht zjarr ne token e kusheririt arrestohet 58 vjecari ne prush te tiranes

Policia në Tiranë lajmëron se ka arrestuar një 58-vjeçar, pasi ka ndezur qëllimisht zjarr në tokën e kushëririt.

Shtetasi N.M akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal. Përpos se ka vënë zjarrin, burri mbante me vete edhe një mjet prerës e një çakmak.

“Tiranë

Vuri zjarr me dashje në tokën e kushëririt të tij, identifikohet dhe arrestohet 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →