Bota Sport

Zbardhen shifrat, Tirana me rekord të ardhurash në 2023

zbardhen shifrat tirana me rekord te ardhurash ne 2023





































Tirana edhe këtë vit del me bilanc pozitiv, duke qenë një nga skuadrat e vetme që vazhdon trendin pozitiv dhe është në rregull me financat. Jo vetëm kaq, por klubi bardheblu në 2023-in, ka arritur një shifër rekord të ardhurash, që gjë i ka sjellë fitim, duke e çuar për vitin e dytë radhazi si një nga skuadrat më të suksesshme në Superiore, madje duke larë jo pak detyrime të së kaluarës.

TIRANA

TË ARDHURAT Bardheblutë janë një skuadër që në vitin 2023 ka sjellë të ardhura rekord. Kështu, Tirana në vitin e fundit ka grumbulluar 235,792,398 lekë. Një shumë e madhe, ndoshta më e madhja në Superiore. Në krahasim me një vit më parë, shuma është 60 milionë lekë më shumë të ardhura. Në 2022-in të ardhurat ishin 171,820,036 lekë. Nga shuma e të ardhurave nuk janë specifikuar biletat apo të ardhurat nga shitjet e lojtarëve, por duhet të pranojnë se nga merkatoja dhe Europa, sezoni i shkuar ka qenë nga më të mirët, duke u bërë “guri i themelit” në suksesin financiar të bardhebluve.

SHPENZIMET Tirana këtë sezon ka bërë shpenzime “big” ose 232,097,333 lekë. Bardheblutë kanë paguar për qira stadiumi 18,244,978 lekë. Në fakt, klubet e Superiores që luajnë jo në stadiumin e tyre e kanë këtë problem. Më pas, shërbim charter 16,665,800 lekë, transferime udhëtim e dieta 8,168,921 lekë. Tirana ka paguar paga dhe shpërblime në 32,840,719 lekë, sigurime shoqërore dhe shëndetësore 5,259,538 lekë. Shpenzime të tjera për lojtarët 115,147,006 lekë. Nuk kanë mbetur pas gjobat dhe dëmshpërblimet 11,880,396 lekë si dhe shpenzime të tjera rreth 20,000,000 lekë. Siç shihet shumë nga zërat janë shpenzime që mund të kaloheshin, si gjobat dhe dëmshpërblimet që vjet ishin të mëdha, sidomos nga veprimet e tifozëve në Europë dhe gjatë kampionatit.

FITIMI Në ndryshim nga një vit më parë fitimi i klubit është 10 herë më pak, por kjo është varur nga shpenzimet e shumta që ka kryer skuadra për lojtarët. Në 2023-in, fitimi ka qenë 3,981,232 lekë, ndërsa në vitin 2022, fitimi ka qenë 44,629,496.54 lekë ose 10 fish më shumë se vitin e fundit.

BORXHET, KRYESOJNË TË MËDHATË Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo janë ekipet, të cilat kanë pjesën më të madhe të humbjeve. Ekipet deri në 2021-in kanë mbi 10 miliardë lekë të vjetër humbje të deklaruara. Shto këto edhe 1.5 miliardë lekë të vjetër humbje për 2022-in, situata bëhet serioze. Tirana, Partizani dhe Vllaznia kanë bashkë 10 miliardë lekë humbje. Edhe Egnatia e sapo ndërtuar është me humbje, për të mos folur për Dinamon, Kukësin, që gjithsesi janë me pak minus. Të shohim sesi do të jetë 2023-shi.5OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts