Shqiperia Sport

Mbyllen Lojërat Olimpike, Parisi i “përjetshëm” për Shqipërinë, SHBA triumfon në frymën e fundit, lë pas Kinën (VIDEO)

mbyllen lojerat olimpike parisi i perjetshem per shqiperine shba triumfon ne frymen e fundit le pas kinen video

Parisi për shqiptarët nuk do të jetë më vetëm vendi i të dashuruarve, por do të kujtohet përjetësisht si qyteti ku për herë të parë siguruam medalje olimpike, madje jo një, por dy të tilla, dy medalje bronzi që i japin fund mallkimit shekullor dhe e vendosin Shqipërisë mes vende që kanë fituar medalje olimpike.

Mundja kuqezi dhuroi spektakël, ku Valiev dhe Dudaev siguruan dy medalje olimpike, me shpresën që ky të jetë një fillim i ri. Në fund të Lojërave Olimpike, dy medaljet e mundjes e vendosin Shqipërinë në vendin e 80-të nga 91 shtete pjesëmarrëse, përfshi këtu edhe ekipin e refugjatëve.

Medalje Vendi I Pare
Medalje Vendi I Pare

Fitues i këtyre Lojërave Olimpike u shpall ekipi i SHBA me 40 medalje ari, 44 argjend dhe 42 bronz, 126 në total. SHBA rikthehet edhe një herë të jetë dominues në evenimentin më të rëndësishëm sportiv në glob. Përcaktues në këtë rezultat final ishte medalja e fundit e artë e fituar nga femrat në basketboll të cilat mposhtën Francën me rezultatin e ngushte 67-66. Në vendin e dytë u rendit Kina me 40 medalje ari, 27 argjend dhe 24 bronz, 91 medalje në total. Ne vendin e tretë Japonia, e ndjekur nga Australia dhe Franca.

[embedded content]

Me një ceremoni mbresëlënëse, Parisi mbylli këto Lojëra Olimpike, për t’i lënë stafetën Los Angeles, vendi që do të mirëpres Lojërat Olimpike në 2028.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts