Bota

Ushtarë të maskuar si rusë, befasi dhe shpejtësi/ Zbulohet strategjia e Ukrainës gjatë ofensivës në Kursk, pse Kremlini s’është në gjendje të frenojë sulmin

ushtare te maskuar si ruse befasi dhe shpejtesi zbulohet strategjia e ukraines gjate ofensives ne kursk pse kremlini seshte ne gjendje te frenoje sulmin
ushtare te maskuar si ruse befasi dhe shpejtesi zbulohet strategjia e ukraines gjate ofensives ne kursk pse kremlini seshte ne gjendje te frenoje sulmin

“Shpejtësi dhe veprime të paparashikueshme”. Për gjashtë ditë ushtria ukrainase ka kryer një ofensivë në zemër të territorit rus, të cilën forcat në rritje të dislokuara nga Moska nuk janë në gjendje ta frenojnë.

Elementi kryesor i planit të veprimit të konceptuar nga komandanti i përgjithshëm i Kievit, gjenerali Syrsky, është befasia .

“Objektivi është të mërzitin kundërshtarin dhe ta mposhtin atë atje ku është më i dobët apo aty ku nuk e pret”, shkruan gjenerali australian Mick Ryan, një nga analistët më të vëmendshëm të zhvillimeve lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Në terren raportohet se ushtarët ukrainas maskohen si rusë ç’ka e bën të vështirë identifikimin e tyre nga forcat e Kremlinit. Befasia dhe reagimi i shpejtë në terren po bën që forcat e Kievit të fitojnë terren në tokën ruse.

Ukraina vijon të surprizojë me sulmin brenda territorit rus. Sot ushtria e Kievit goditi më në jug se rajoni Kursk, në Belgorod. Një kolonë ushtarake e përbërë nga 3-4 tanke dhe po aq mjete të blinduara, sulmuan postën doganore në Kolotilovka e drejtuar nga një njësi e rojeve kufitare të cilët janë pjesë e shërbimit sekret rus, FSB.

Edhe fshati aty pranë mësohet se u godit nga predha topash. Pas tre orësh luftime, avionët luftarakë-bombardues rusë hynë në aksion. Situata të terren mbetet konfuze, por Guvernatori i Belgorod ka urdhëruar zhvendosjen e banorëve të zonës afër kufirit. Moska i druhet një plani drithërues të Kievit për të nisur një valë të dytë sulmi ndaj forcave ruse që ndërhynë në rajonin e Kursk, pas ofensivës së Ukrainës.

Ndërkohë, autoritetet lokale në rajonin rus Kursk kanë vendosur të zgjerojnë zonën e evakuimit të civilëve përballë avancimit të forcave ukrainase. Guvernatori, Alexei Smirnov, në fakt ka njoftuar se edhe banorët e rrethit Belovsky do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Të shtunën, Moska njoftoi se kishte evakuuar 76,000 civilë, ndërsa autoritetet ukrainase në rajonin Sumy, në anën tjetër të kufirit, iu bënë thirrje 20,000 njerëzve të largoheshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts