Rusia po ndeshet me vështirësi në rajonin e saj jugor pas fillimit të kundërofensivës nga ushtria ukrainase. Njësi ushtarake të Kievit kanë hyrë në Rusi dhe po luftojnë deri në 30 km në brendësi të territorit rus.
Vladimir Putin e ka quajtur sulmin ukrainas si përpjekje për të destabilizuar rajonet kufitare, ndërsa akuzoi Perëndimin se kanë ndihmuar ushtrinë e Kievit për inkursionin ushtarak.
Nga ana tjetër, Rusia po ndeshet me vështirësi, pas nisjes së kundërofensivës sa i takon tregjeve valutore.
Në javën e parë të sulmit ukrainas në territorin rus, më konkretisht në rajonin e Kursk, dollari u rrit me 4.2% kundrejt monedhës ruse e cila këmbehet me 90.6, rënia më e madhe që nga fundi i muajit maj.
Edhe rrëshqitja ndaj euros është e ngjashme. Monedha europiane u rrit me më shumë se 4% kundrejt rublës që këmbehet me 98.8. Sa i takon shitjeve në bursën e Moskës: indeksi Moex i shprehur në rubla ka humbur 0.4%, RTSI në dollarë rreth 2% ose 1016 pikë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co