Bota

Kancelari gjerman thirrje presidentit iranian: Bëj gjithçka për të shmangur përshkallëzimin ushtarak në Lindje të Mesme

kancelari gjerman thirrje presidentit iranian bej gjithcka per te shmangur pershkallezimin ushtarak ne lindje te mesme





































Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit iranian, Massoud Pezheskian, sot, duke i kërkuar atij që “të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim ushtarak” në Lindjen e Mesme.

scholz

Sipas një deklarate të lëshuar nga Berlini, kancelari gjerman, gjatë një bisede telefonike, “nënvizoi se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës ”.

Cikli i dhunës në Lindjen e Mesme duhet të “thyehet” menjëherë, pasi çdo kurs tjetër do të çonte në rrezik të pallogaritshëm për vendet dhe njerëzit në rajon, thuhet se i tha kancelari gjerman, presidentit iranian.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts