Të paktën nëntë persona janë bllokuar në një minierë ari në provincën veriperëndimore turke të Erzincanit, tha sot kryebashkiaku i qytetit me të njëjtin emër.
Numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën tokë nuk dihet, shtoi kryebashkiaku i Erzincanit Bekir Aksun për rrjetin televiziv privat turk NTV.
“Asnjë lajm për nëntë minatorët. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar me një ekip prej 400 personash,” tha Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, sipas mediave turke.
Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (12:00 me orën tonë) në Iliç, brenda provincës Erzincan dhe ekipet e shpëtimit nga qytetet fqinje u dërguan në vendngjarje, tha agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive Afad.
[embedded content]
“Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet tona për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti”, tha kompania përgjegjëse për minierën e arit Anagold. Rrëshqitjet e dheut ose shembjet e minierave ndodhin shpesh në zona të Turqisë.
Në një shpërthim që ndodhi në vitin 2022, 42 minatorë u vranë në Amasra, në veri të vendit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co