Bota Sport

ZYRTARE/ Partizani përforcon radhët, Abilaliaj ka dy mbrojtës më shumë në dispozicion për startin

zyrtare partizani perforcon radhet abilaliaj ka dy mbrojtes me shume ne dispozicion per startin





































Partizani ka zyrtarizuar atë që pritej prej disa ditësh, kthimin e dy mbrojtësve që kanë qenë edhe më parë në radhët e të kuqve. Franci Lala dhe Anteo Osmanllari, do të jenë pjesë e ekipit për këtë edicion, pas eksperiencave që kishin në klube të tjera të Superiores në sezonin e kaluar.

asddsadsadadsaddas

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjeve me mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Dy lojtarët tashmë do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri futbollistik.

Lala dhe Osmanllari riveshin fanellën e kuqe pas eksperiencave në sezonin e kaluar respektivisht me Kukësin dhe Erzenin”, shkruhej në njoftimin e klubit që zyrtarizonte vazhdimësinë e këtyre lojtarëve me ekipin kryeqytetas.

Kështu, Arbër Abilaliaj do të ketë në dispozicion dy alternativa më shumë për prapavijën në javët e para të sezonit. Të dy lojtarët pritet të jenë alternativa ndaj titullarëve të Partizanit, ndonëse hierarkinë në skuadër do ta përcaktojë më saktësisht trajneri i ri, kur të emërohet një i tillë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts