Bota

Përleshje mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze, tre civilë afganë të vrarë

perleshje mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze tre civile afgane te vrare
perleshje mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze tre civile afgane te vrare

Tre civilë afganë janë vrarë gjatë përleshjeve mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze, pranë pikës kufitare në Torkam, tha zëdhënësi i qeverisë de facto talibane në Kabul më 13 gusht.

Përleshjet ndodhën në orët e vona të 12 gushtit, me trupat pakistaneze që hapën zjarr ndaj forcave afgane, tha zëdhënësi për Ministrinë e Brendshme talibane. Ky zëdhënës shtoi se një grua dhe dy fëmijë u vranë gjatë këtij incidenti.

Ushtria pakistaneze ende nuk ka komentuar për këto përleshje të armatosura. Por, një zyrtar i sigurisë, që foli në kushte anonimiteti, tha se tre trupa paramilitare pakistaneze janë plagosur. Përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit shpesh ka përleshje të armatosura mes forcave të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts