Shqiperia

Zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit shkrumbon 8 ha bimësi, flakët rrezikojnë Çukën

zjarri ne parkun kombetar ne malin e tomorrit shkrumbon 8 ha bimesi flaket rrezikojne cuken
zjarri ne parkun kombetar ne malin e tomorrit shkrumbon 8 ha bimesi flaket rrezikojne cuken

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar. Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende. Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani. Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikëseve të Skraparit janë bashkuar edhe banorë të zonës. Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha, ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh, pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts