Shqiperia

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore/ Qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal, lihet në burg Spartak Çela

me rrezikshmeri te larte shoqerore qelloi me kallashnikov drejt disa personave ne nje lokal lihet ne burg spartak cela
me rrezikshmeri te larte shoqerore qelloi me kallashnikov drejt disa personave ne nje lokal lihet ne burg spartak cela

Lihet në burg shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas mbi të cilin rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”. Çela kërkohej nga autoritetet pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave. Po ky shtetas muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.

Në të dyja rastet Çela ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

PRECEDENTET
Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024, ky shtetas pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts