Bota

Ndezi zjarr për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë tokë, arrestohet 63-vjeçari

ndezi zjarr per te pastruar barerat ne kulloten e tij dhe si pasoje u dogjen dhjetera hektare toke arrestohet 63 vjecari





































Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat  dhe kullotën e tij, po flakët dolën jashtë kontrollit duke shkrumbuar 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri.

zzzzz

Policia apelon të gjithë banorët dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kulloSore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 11.08.2024, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon sërish, për të gjithë banorët dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts