Bota Sport

Bergomi për sezonin e ri në Seria A: Interi favorit, por s’duhet të ngopet lehtë

bergomi per sezonin e ri ne seria a interi favorit por sduhet te ngopet lehte





































Bepe Bergomi thotë se Interi ka për detyrë që të rikonfirmohet si ekipi më i fortë dhe kampion i Italisë. Në një prononcim për “Gazzetta Dello Sport” legjenda zikaltër zgjedh Nikolo Barelën si lojtarin që mund të bëjë diferencën këtë vit.

Bergomi

Më pak sesa një javë nga rifillimi i Serisë A. Çfarë ideje keni krijuar për zikaltrit?

Interi është skuadra për t’u mundur. Por jam duke e nisur analizën time me një shprehje të Zielinskit, pikërisht këtu te “Gazzetta” ku thoshte se nuk kam bërë një fazë përgatitore kaq të vështirë. Vitin e kaluar, Interi ka pasur ekipin me moshën më të madhe të kampionatit. Tani ka pasur edhe disa dëmtime të shumta dhe duhet që të jenë të vëmendshëm. Ky kampionat është një lojë motivimi dhe dëshire për t’u rikonfirmuar. Për të fituar sërish nuk duhet të mendojnë që e kanë barkun plot..

Simone Inzagi do të ketë një rol ndryshe…

Po. Sepse këtë herë futet në fushë si ekipi kampion në fuqi. Duhet që t’i mbajë lojtarët të karikuar dhe të gatshëm në çdo moment. Por për këtë aspekt ai është një kampion. I njeh mirë dinamikat, transfertat më të vështira dhe më të lehta. Ai tashmë di gjithçka. Duhet të marrë më të mirën nga lojtarët dhe më shumë se kaq.

Keni një lojtar që duhet të shpërthejë në këtë kampionat?

Të gjithë lojtarët e Interit janë të fortë, por nëse më pyesni për njërin atëherë do të them Nikolo Barela. Jemi duke folur për një djalosh që kërkon të fitojë çdo ndeshje dhe që ka një personalitet dhe shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm. Zgjedh atë sepse është më i forti, më i rëndësishmi dhe një lojtar i madh. Nikolo është një lojtar skuadre dhe një lider emotiv i skuadrës.

Cili ju ka befasuar në këtë fazë përgatitore?

Bisek. E di që Interi është duke kërkuar një lojtar me këmbën e majtë, por vitin e kaluar ai ka luajtur në atë rol. Mendoj se Inzagi duhet t’i besojë.

E mbyllim me Taremin. Ju ka befasuar?

Po. Është inteligjent dhe i fortë. Ai shënon gjithmonë. Është një lojtar që nuk bën diçka të jashtëzakonshme, por i bën të gjitha mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts