Sport

Po “ngroh” stolin te Beshiktash, “shqiponjat” shesin Muçin, ylli kuqezi pranë transferimit në Angli, zbulohen detajet e kontratës

po ngroh stolin te beshiktash shqiponjat shesin mucin ylli kuqezi prane transferimit ne angli zbulohen detajet e kontrates
po ngroh stolin te beshiktash shqiponjat shesin mucin ylli kuqezi prane transferimit ne angli zbulohen detajet e kontrates

Nga yll i ekipit, titullar i padiskutuar, Ernest Muçi e ka parë vetëm në stol këtë fillim sezoni te Beshiktash, kjo për disa arsye. “Shqiponjat” investuan shumë gjatë verës në fazën sulmuese duke afruar lojtarë si Ciro Immobile etj, ndërsa në sytë e trajnerit Giovanni van Bronckhorst, Muçi është thjeshtë një zëvendësues. Në këto kushte, drejtuesit e klubit, janë të detyruar të pranojnë ofertat që vijnë për Muçin duke mos preferuar të rrezikojnë, pasi në këtë mënyrë vlera e kartonit të tij pritet të ulet ndjeshëm.

Sipas mediave në Turqi, drejtuesit e Beshiktash kanë pranuar ofertën e Aston Villa, skuadër që e ndjek që nga koha kur Muçi i realizoi 3 gola me fanellën e Legia-s. Gjithnjë sipas mediave turke, Aston Villa do të paguajë kesh 15 milionë euro, ndërsa 4 të tjera do të shkojnë në formë bonusesh.

Kjo është një ofertë e mirë ekonomike, në një kohë kur Beshiktash investoi gjatë dimrit, 6 muaj më parë, 10 milionë euro për të marrë nga Legia e Varshavës. Tek Aston Villa, Muçi pritet të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts