Sport

Man.United godet në merkato, “dopietë” blerjesh në Mynih, 60 milionë euro për Bayern

man united godet ne merkato dopiete blerjesh ne mynih 60 milione euro per bayern

Man.United e ka të vështirë të “ndezë” dhe me Ten Hag në stol, vijon të zhgënjejë, ndërsa drejtuesit e klubit shohin shpresën e vetme në tregun e transferimeve, ku në vitet e fundit nuk janë kursyer aspak, por blerjet e tyre nuk kanë pasur efektin që pritej.

Pavarësisht këtij fakti, “djajtë e kuq” vijojnë të jenë aktiv në tregun e transferimeve. Së fundmi, sipas Sky Sport: United ka mbyllur një marrëveshje prej 60 milionë euro me Bayern Munich duke i rrëmbyer dy lojtarë, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoi.

De Ligt
De Ligt

Qendërmbrojtësi holandez do t’i kushtojë arkave të klubit 50 milionë euro, ndërsa 10 milionë do të shkojnë për marokenin. Gjithnjë sipas Sky Sport, gjithçka është e mbyllur ndërsa pritet vetëm njoftimi zyrtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts