Bota Sport

Pep: Grilish ka një shqetësim, mund të mungojë kundër Çelsit

pep grilish ka nje shqetesim mund te mungoje kunder celsit




































Pep Guardiola ka pranuar se Xhek Grilish ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim për ndeshjen hapëse të Mançester Sitit në mbrojtjen e tyre të titullit të katërt radhazi kampion të Premier Ligës.guardiolaGrilish pësoi një goditje në stërvitje përpara fitores me penallti të Superkupës së Anglisë të shtunën ndaj Mançester Junajtidit dhe u la jashtë si masë paraprake për të mos e rrezikuar. Por kjo mund të zgjasë deri të dielën, kur Siti të shkojë në “Stamford Bridge” për t’u përballur me Çelsin e Enco Mareskës nga frika e përkeqësimit të një problemi që për momentin është i vogël.

“Ka ndjerë shqetësime për dy ditë, por veçanërisht të premten, nuk ishte e mirë”, tha Guardiola.

“Unë nuk mendoj se është një çështje e madhe, por ne nuk donim të rrezikonim. Është një goditje. Ai ishte në ritëm dhe ishte agresiv. Ndoshta kundër Çelsit ai do të jetë gati ose jam shumë i sigurt se do të jetë kundër Ipsuiç Taunit. Nëse ai do të dëmtohej tani, mund të qëndronte tre javë ose një muaj jashtë”.

Zheremi Doku dhe transferimi i ri prej 33 milionë paundësh, Savinjo, do të rivalizojnë për pozicionin e krahut të majtë në vend të Grilishit. Savinjo bëri përshtypje shumë të mira kur u aktivizua nga stoli në “Wembley” në debutimin e tij. Guardiola shtoi: “Savinjo do të na kuptojë në mënyrë të përsosur. Unë njoh shumë, shumë lëvizje për Gironën sezonin e kaluar, ku ai shkonte në vijën anësore, krosonte në shtyllën e parë ose në shtyllën e dytë dhe sulmuesit shënuan shumë gola. Ai është shumë i shpejtë në tranzicion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts