Bota

Trafik droge me jahte, ja si u zbulua linja nga portet greke drejt Izraelit

trafik droge me jahte ja si u zbulua linja nga portet greke drejt izraelit
trafik droge me jahte ja si u zbulua linja nga portet greke drejt izraelit

Autoritetet izraelite, në bashkëpunim me policinë greke, çmontuan një rrjet trafiku droge, i cili transportonte sasi të mëdha në rrugë detare, duke përdorur jahte ose anije turistike.

Njësia Kombëtare për Hetimet Ndërkombëtare (YACHBAL) në bashkëpunim me Departamentin e Koordinimit Operativ të Drejtorisë së Inteligjencës Policore kryen një operacion të fshehtë pasi dyshohej se po bëhej importimi i drogës në Izrael.

Gjatë hetimit doli se të dyshuarit mbanin një rrjet trafikimi të sasive të mëdha nga Evropa në Izrael përmes detit, duke përdorur anije turistike që shkonin në portet izraelite.

Në një bashkëpunimin me EL.AS. u grumbulluan provat dhe u sekuestruan rreth 150 kilogramë lëndë të dyshuara si droga të rrezikshme të llojeve të ndryshme.

Tetë persona u arrestuan gjatë operacionit, duke përfshirë katër të dyshuar izraelitë të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts