Ndeshjet e sotme të turit të tretë të Ligës së Kampioneve kanë caktuar edhe emrat e skuadrave të cilat do të diskutojnë mes tyre praninë në fazën e kampionatit të këtij turneu, që eksperimenton në këtë edicion me një format të ri të asaj që dikur ishte faza në grupe.
Lila ia ka dalë të kalojë në turin tjetër, duke eliminuar jo pa vështirësi Fenerbahçen e Murinjos, falë një barazimi në shtesa, pasi rezultati 1-0 i kohës së rregullt kishte bërë të pavlefshme fitoren e francezëve në ndeshjen e parë me shifrat 2-1. Një penallti e David në shtesën e dytë ishte ajo e cila i siguroi Lilës kalimin në turin tjetër.
Edhe Sparta e Pragës e Qazim Laçit ka kaluar më tej, me një fitore 3-2 në transfertë në Rumani ndaj FCSB. Për t’u theksuar në ndeshjet e sotme është eliminimi i PAOK-ut grek, por edhe i Union SG të Belgjikës, Tuentes të Holandës dhe Gllasgou Rejnxhërs të Skocisë.
REZULTATET
APOEL-Sllovan Bratislava 0-0
Bodo/Glimt-Jagellonia 4-1
Fenerbahçe-Lilë 1-1
Tuente-Salcburg 2-3
PAOK-Malmo 3-4
Ferencvarosh-Midtjylland 1-1
Ludogorets-Karabak 2-6
FSCB-Sparta Pragë 2-3
Rojal USG-Slavia Pragë 0-1
Rejnxhërs-Dinamo Kiev 0-2
*Të theksuara skuadrat e kualifikuara në play-off
NDESHJET PLAY-OFF
Jang Bojs-Gallatasaraj
Dinamo Zagreb-Karabak
Midtjylland-Sllovan Bratislava
Bodo/Glimt-Crvena Zvezda
Malmo-Sparta Pragë
Lilë-Slavia Pragë
Dinamo Kiev-Salcburg
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co