Bota Sport

VIDEO/ Xhixha hyn dhe bën heroin në shtesa për Karabak, e kualifikon në play-off të Ligës së Kampioneve

video xhixha hyn dhe ben heroin ne shtesa per karabak e kualifikon ne play off te liges se kampioneve




































Redon Xhixha është bërë përsëri protagonist me gol me fanellën e skuadrës së Karabak, këtë herë në arenën më të rëndësishme të futbollit europian, Ligën e Kampioneve. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në kohët shtesë të ndeshjes së skuadrës së tij në turin e tretë të kualifikuesve në transfertë ndaj Ludogorets.

asdassaddsaadsasdasddas

Ndeshja kishte shkuar me shtesa pasi fitores 2-1 të bullgarëve në ndeshjen e parë iu përgjigj ajo 3-2 e azerëve në ndeshjen e sotme në transfertë. Në shtesë, Karabak shënoi edhe golin e katërt, teksa vendasit u hodhën të gjithë në sulm për të rivendoisur baraspeshën.

Në fillimin e shtesës së dytë, trajneri Gurbanov aktivizoi Xhixhën dhe sulmuesi nuk zhgenjeu, teksa në minutën e 111 të ndeshjes shënoi golin për rezultatin 5-2 që bëri formalitet kualifikimin për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Ndeshja u mbyll me fitoren 7-2 të Karabak, që siguroi kësisoj pjesëmarrjen në play-off të Ligës së Kampioneve dhe të paktën fazën në grupe të Ligës së Europës për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts