Të paktën tetë persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim gazi në një qytet në lindje të kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, tha një zyrtar qeveritar.
Një shtëpi në një lagje të varfër të kryeqytetit të Venezuelës u shemb pas shpërthimit të gazit.
“Fatkeqësisht, tetë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy foshnja. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe solidaritetin për familjet e tyre,” tha Hector Rodriguez, guvernatori i shtetit Miranda, në një postim në mediat sociale.
Të plagosurit nga shpërthimi në qytetin Petare u dërguan në spitale për trajtim, tha Rodriguez.
Më herët, guvernatori tha se aksidenti ishte shkaktuar nga një “rrjedhje gazi dhe shpërthimi i mëpasshëm i cilindrit”.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co