“Policia e Shtetit nuk është e pagabueshme, por baltosja…”- Akuzat për fshehjen e ngjarjes në Pogradec, Rrumbullaku paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor: Do bëhet transparencë për keqinformimin  

policia e shtetit nuk eshte e pagabueshme por baltosja akuzat per fshehjen e ngjarjes ne pogradec rrumbullaku paralajmeron ndermarrjen e hapave ligjor do behet transpare





































Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media, ka folur ne lidhje me ngjarjen në Pogradec, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga.

rrumbullaku

Rrumbullaku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore në lidhje me aludimet se është fshehur ngjarja.

“Si rezultat i veprimeve profesionale, të kryera nga grupi hetimor, që janë të dokumentuara, u bë e mundur zbardhja në kohë rekord. U identifikua dhe u arrestua autori së bashku me tre persona të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dha njoftimin e saj pas veprimeve hetimore, që për arsye të natyrave të ndryshme, u anashkalua, u deformua, madje u mohua.

E ftuam median dhe kushdo që ishte i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarje të ndodhura në qarkun Korçë, t’i drejtohen zyrës së komunikimin me median, por iu referuat vetëm burimeve jo zyrtare. Nuk u paraqit askush, por tymnajë insinuatash dhe akuza të neveritshme. në drejtim të policisë së shteti. Policia e shtetit nuk është e përsosur as pagabueshme, por baltosja është jo thjeshtë e pabazuar, është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, sepse cenon integritetin e granatit të rendit publik. Policia do të ndërmarrë hapa ligjor për të bërë deri në fund për transparencën mbi shkaqet për dezinformoma dhe keqinformim për këtë ngjarje”, tha Rumbullaku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →