Bota

EMRAT/ Shisnin kokainë në lokalet e natës në Himarë, vihen në pranga dy të rinj! Policia sekuestron dhjetëra doza të lëndës narkotike

emrat shisnin kokaine ne lokalet e nates ne himare vihen ne pranga dy te rinj policia sekuestron dhjetera doza te lendes narkotike





































Policia ka arrestuar dy të rinj, 20 dhe 27 vjeç, të cilët u kapën duke qarkulluar me një mjet në të cilin kishin fshehur dhjetëra doza kokaine.

policia himare

Lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua. Ajo ishte e ndarë në doza të vogla dhe shitej nga Julian Çollaku e Edmal Tahiri në lokalet e natës në zonën e Himarës.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Lëviznin me automjet, për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen dhjetëra doza të këtyre lëndëve.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shitnin doza lëndësh narkotike, në lokalet e natës në Himarë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 25”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts