Shqiperia

Vatër zjarri në afërsi të Syrit të Kaltër, kërkohet ndërhyrje urgjente nga toka e ajri

vater zjarri ne afersi te syrit te kalter kerkohet nderhyrje urgjente nga toka e ajri
vater zjarri ne afersi te syrit te kalter kerkohet nderhyrje urgjente nga toka e ajri

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore, raporton për Balkanweb gazetari Senad Nikshiqi.

Si pasojë e flakëve rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmtohen pyjet në rast se zjarri vijon të përhapet.

Nëse nuk ndërhyhet në kohë gjithashtu flakët rrezikojnë të përhapen dhe të rrezikojnë bujtinat dhe zonat e banuara që në këtë periudhë janë kryesisht me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.

Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts