Shqiperia

Vrasja në Pogradec, Igli Çelmeta: Policia bazohet te dëshmitë e personave të arrestuar, ja pse ka dyshime lidhur me…

vrasja ne pogradec igli celmeta policia bazohet te deshmite e personave te arrestuar ja pse ka dyshime lidhur me
vrasja ne pogradec igli celmeta policia bazohet te deshmite e personave te arrestuar ja pse ka dyshime lidhur me

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për ngjarjen e ndodhur në Pogradec, pasditen e së shtunës, tha se nuk mendon se është tentuar të hidhet baltë mbi punën e Policisë së Shtetit, por është kërkuar të hidhet dritë mbi një ngjarje shumë të rëndë, vrasjen e babait të dy fëmijëve.

Çelmeta tha se nuk mund të flitet për një arrestim në kohë rekord, ndërsa insistoi se edhe pse lokali ka kamera, nuk rezultojnë pamjet e asaj që ka ndodhur, referuar edhe dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes.

Gazetari tha se Policia e ka dhënë deklaratën e parë 16 orë pas ngjarjes, e cila njofton se kishte arrestuar autorin, ndërsa ky i fundit thotë se ka shkuar vetë në komisariat.

[embedded content]

“I takon autoriteteve të na thonë se cili variant është i vërteti. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku sqarohen procedurat e policisë së Pogradecit, pas një inspektimi të Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit, deklarata zyrtare u vonua sepse pritej të zbardhej ngjarja. Tani unë kam një pyetje si qytetar dhe gazetar: kur ndodh një atentat, policia pret të zbardhë ngjarjen apo arrestojë autorin, apo nxjerr njoftimin paraprak?”, tha gazetari.

[embedded content]

Çelmeta insistoi se ka pasur një tentativë për të mbajtur të fshehtë ngjarjen, për të mos e bërë atë mediatike, referuar edhe suportit politik që ka pasur autori.

Gazetari insistoi se kamera e instaluar në lokal nuk ka regjistruar sekuencat. “Pse ndodhi pikërisht në këtë ngjarje që mos filmonte kamera? Ndaj është kërkuar ri-ekspertim të DVR-së, kush ka ndërhyrë për të fshirë pamjet? Prokurorisë provat ia ka dërguar Policia e Shtetit dhe bazuar te këto prova është klasifikuar si vrasje nga pakujdesia. Nuk mund Policia apo Prokuroria të marrë për bazë dëshmitë e personave që u arrestuan me akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Si ka mundësi që të bazohesh në dëshmitë e këtyre personave dhe më pas të klasifikosh ngjarjen?”, tha Çelmeta.

Ai tha se bazuar te dëshmitë e familjarëve vrasja nuk ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. “Nga dëshmitë e qytetarëve në Pogradec ngrihet hipoteza se vrasja është kryer për gjobëvënie, megjithëse ky version u hodh poshtë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kjo hipotezë u ngrit nga qytetarë të Pogradecit që akuzojnë autorin si gjobëvënës”, tha Çelmeta, duke shtuar se ky verison është hedhur poshtë nga policia.

Ai tha se mund të ketë një arsye të rëndë shkaku i ngjarjes, se ajo që thuhet se erdhi si pasojë e një sherri të momentit apo për shkaqe banale.

Gazetari shtoi se edhe për reagimet nga Urgjenca Kombëtare kemi vetëm deklarata dhe nuk kemi prova që ambulanca apo shërbimi i urgjencës nuk është vonuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts