Shqiperia

Dogji automjetin e të riut pas sherrit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Vlorë

dogji automjetin e te riut pas sherrit perfundon ne pranga 36 vjecari ne vlore
dogji automjetin e te riut pas sherrit perfundon ne pranga 36 vjecari ne vlore

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi raportohet se ka djegur në mesnatë automjetin e një personi tjetër pas një konflikti me këtë të fundit.

Mësohet se 36-vjeçari ka djegur një automjet tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, arrestohet 36-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts