Bërja e dushit tashmë është kthyer në zakon që respektohet nga të gjithë, por ndonjëherë mund të ndodhë që për shkak të mungesës së kohës të kalojmë edhe 48 orë pa bërë dush.
Kjo gjë mund të jetë shumë e dëmshme për turpin tonë. Të paktën sipas një studimi të kryer së fundmi. Autorët e tij shprehen se mungesa e dushit për 48-orë mund të sjellë një rritje të numrit të baktereve në lëkurë.
Në trupin e njeriut ka 1000 lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme, por është pjesa e vogël që mund të shkaktojë dëme nga më të ndryshmet, duke filluar nga aroma e keqe deri te infeksionet e ndryshme.
Këto baktere, ose mikrobe mund të eliminohen përmes dushit, që është aq i rëndësishëm. Ndaj bëni si të bëni dhe mundohuni të gjeni ujë për t’u larë, që t’i shpëtoni infeksioneve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co