Shqiperia

Vrasja në Pogradec, pedagogu: Pati ndikim të madh në komunitet, reagimi ishte…

vrasja ne pogradec pedagogu pati ndikim te madh ne komunitet reagimi ishte
vrasja ne pogradec pedagogu pati ndikim te madh ne komunitet reagimi ishte

Pedagogu Ilir Shyta në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku si pasojë e dhunës humbi jetën babai i dy fëmijëve, tha se ajo ka patur ndikim në komunitetin e këtij qyteti, i cili në këtë periudhë është i populluar edhe nga turistët dhe vizitorët e shumtë.

Shyta tha se ka pasur disa versione lidhur me ngjarjen, kemi deklaratat e familjarëve të viktimës, kemi klasifikimin e ngjarjes nga prokuroria “vrasje nga pakujdesia”, kemi deklaratat zyrtare përfshi edhe atë të Kryeministrit, por i takon hetimeve të zbardhin atë se çfarë ka ndodhur.

“Është një ngjarje që dhemb kudo, jo vetëm në Pogradec”, tha Shyta.

Ai u shpreh se pista e gjobëvënies është hedhur dje, por nuk e di nëse qëndron ose jo. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka hedhur poshtë këtë si pistë”, tha ai.

Pedagogu tha se opinioni publik lidhur me këtë ngjarje ka reaguar menjëherë, ndoshta edhe nga fakti se u vra një kryefamiljar. “Themelet e familjes së 42 vjeçarit janë lëkundur, do të sugjeroja që kjo familje të ndihmohet me çdo mënyrë, pasi kemi parasysh se janë dy fëmijë”, tha Shyta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts