Bota

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri/ Qeveria italiane fton zyrtarisht UNHCR për të monitoruar respektimin e të drejtave të njeriut

qendrat e emigranteve ne shqiperi qeveria italiane fton zyrtarisht unhcr per te monitoruar respektimin e te drejtave te njeriut




































Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) është ftuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme italiane për të mbikëqyrur zbatimin e Protokollit dhe për të garantuar të drejtat e njeriut në dy qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

qendrat e emigranteve

Edhe pse prania e stafit të UNHCR-së në pikat për aplikimet për azil dhe emigrantët e ndaluar nuk duhet të merret si e mirëqenë, është një praktikë e vendosur, në përputhje me mandatin e agjencisë së OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 dhe për t’i ofruar mbrojtje refugjatët.

Me anë të një njoftimi zyrtar thuhet se UNHCR nuk ishte përfshirë në negociatat midis Romës dhe Tiranës për hartimin e Protokollit. Megjithatë, pas një sërë takimesh në të cilat qeveria italiane “siguroi informacion shtesë” mbi zbatimin e tij dhe “përsëriti dëshirën e saj të fortë që të ishte në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare”, Ministria e Brendshme italiane përfshiu agjencinë e OKB-së për  të marrë një rol të “monitorimit dhe këshillimit” për tre muajt e parë .

Gjatë kësaj periudhe, UNHCR-ja “do të përpiqet të përmirësojë mbrojtjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve duke identifikuar dhe raportuar tek autoritetet kompetente çdo mospërputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve dhe standardet e praktikave të mira”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts