Shqiperia

“Kampi i Yjeve Perseid” në Parkun Kombëtar të Shebenikut, fenomeni astronomik që mahnit të huajt

kampi i yjeve perseid ne parkun kombetar te shebenikut fenomeni astronomik qe mahnit te huajt
kampi i yjeve perseid ne parkun kombetar te shebenikut fenomeni astronomik qe mahnit te huajt

Nga Fatmir Popja

Për katër netë dhe për të katërtin vit rradhazi u organizua në Fushë Studën të Steblevës, pranë Parkut Kombëtar të Shebenikut në Librazhd, “Kampi i Yjeve Perseid”.

Me qindra persona nga të gjitha anët e Shqipërisë u bënë pjesë e këtij aktiviteti masiv duke vëzhguar me orë të tëra fenomenin e rrallë të “Shiut të Yjeve Perseid”, i cili shkaktohet nga shpërbërja e një komete në miliona pjesë në periudhën 11-14 gusht.

Grupeve të qindra të rinjve dhe të grupmoshave të tjera nga Shqipëria ju bashkuan edhe mjaft turistë të huaj të cilët u mahnitën nga vëzhgimi i fenomenit të rrallë astronomik, “Shiu i Yjeve Perseid”.

Të gjitha grupet në fjalë u “shkrinë në një të vetëm gjatë katër ditëve të qëndrimit në Fushë Studën duke shkëmbyer eksperienca nga më fantastiket mes njëri -tjetrit.

Gjatë ditëve të “Shiut të Yjeve Perseid” sipas astronomëve, ndodh rrutullimi dhe shpërbërja e një komete rreth tokës dhe pjesët e saj vezullojnë mbi qiell duke krijuar në pamje spektakolare.

Aktiviteti “Kampi i Yjeve Perseid” u fokusua për orë të tëra gjatë disa netëve në rënien e yjeve dhe u zhvillua pranë Parku Kombëtar të Shebenikut, i cili është edhe vendi më perfekt në Shqipëri për ta parë jo vetëm me teleskop por edhe me sy të lirë këtë fenomen të magjishëm astronomik.

Shiu i përvitshëm i Yjeve Perseid ndriçon qiellin në mbarë Botën duke i mahnitur e relaksuar ata që shpresonin ta shijonin edhe për një çast të vetëm me shikim të lirë, por edhe me teleskop fenomenin që njihet si “Shiu i Yjeve Perseid”.

Ky fenomen astronomik i çdo dhjetë ditëshi të dytë të Gushtit sjell deri në 100 meteorë në një orë ndërsa toka përplaset me mbetjet që lë pas kometa që shpërbëhet.

Vizitorët e shumtë vendas e të huaj të “Kampit të Yjeve Perseid” në Fushë Studën edhe këtë Verë patën mundësinë që të shijonin jo vetëm pamjet spektakolare të fenomenit astronomik, por edhe destinacionet turistike, natyrën e mrekullueshmë të fshatrave të Njësisë Administrative Steblevë dhe të Parkut Kombëtar të Shebenikut në Librazhd.

Gjithashtu, pjesmarrësit e të gjithë grupmoshave në “Kampin e Yjeve Perseid” u njohën edhe me historinë, kulturën, traditat, monumentet, historike, monumentet natyrore dhe gjithçka tjetër të zonës si edhe shijuan ushqimet tradicionale.

Lyto Alliu, një nga Guidat Turistike më të njohura në Shqipëri, ishte organizatori kryesor i aktivitetit të përvitshëm “Shiu i Yjeve Perseid”. Ai me suksesin e arritur këtë vit, fitoi famë ndërkombëtare si për promovimin e jashtëzakonshëm të destinacioneve Turistike të Shqipërisë, por edhe për organizime perfekte të aktiviteteve të tilla sikurse ishte Kampi i Yjeve Perseid “ku morën pjesë edhe mjaft të huaj mes të cilëve edhe nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian ne Republikën e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts