Shqiperia

Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në lagjen Kaprre

vihet nen kontroll vatra e zjarrit ne lagjen kaprre
vihet nen kontroll vatra e zjarrit ne lagjen kaprre

Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë Shkodër, raporton gazetari Senad Nikshiqi për Balkanweb.

Sipas një informacioni zyrtar në operacionin për shuarjen e flakëve të zjarrit janë angazhuar:

-Forcat zjarrfikëse të PMNZ Shkodër
-Specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura
-Punonjës të Njësisë Administrative Shalë
-Specialistë të Shërbimit Pyjor
-Banorë të zonës

Në njoftimin zyrtar të Bashkisë Shkodër thuhet se falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.

“Duam të sqarojmë të gjithë banorët se strukturat tona janë në gadishmëri të plotë dhe deri tani situata po menaxhohet dhe nuk ka rrezik që vatra e zjarrit të përfshijë zonën e banuar.

Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts