Në kulmin e një moti me temperatura të larta, Italia është përfshirë nga një mot i keq me stuhi dhe përmbytje.
Sipas mediave italiane, moti i keq ka goditur rajonin e Piemontit dhe në veçanti Torinon dhe rrethinat e tij. Në këto zona ka rënë shi dhe breshër, ndërsa u përmbytën edhe shumë rrugë.
Po ashtu raportohet se janë kryer rreth njëqind operacione shpëtimi për të cilat u thirrën forcat zjarrfikëse. Në veçanti, një rrëshqitje dheu ndodhi në Fenestrelle, në rrugën që të çon në Colle di Sestriere.
Moti i keq ka bërë që të rrëzohen disa pemë në rrugë, ndërsa janë dëmtuar edhe çatitë e shumë banesave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co