“Jetën ia morën barbarët”- Motra e Egli Progës mes lotësh: Nuk dua të politizohet vdekja e tij! Kriminelët i kanë mbyllur gojën këtij qyteti. I bëj thirrje avokatëve dhe juristëve që…

jeten ia moren barbaret motra e egli proges mes lotesh nuk dua te politizohet vdekja e tij kriminelet i kane mbyllur gojen ketij qyteti i bej thirrje avokateve dhe juristeve qe
jeten ia moren barbaret motra e egli proges mes lotesh nuk dua te politizohet vdekja e tij kriminelet i kane mbyllur gojen ketij qyteti i bej thirrje avokateve dhe juristeve qe





































Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, motra e Egli Progës kërkon drejtësi për vrasjen e vëllait të saj, ndërsa thotë se jetën e tij ia morën barbarët e qytetit. Në një prononcim për mediat, ajo shprehet se do të mbrojë vëllain e saj nga padrejtësia.  

E motra bën thirrje që ngjarja të mos politizohet dhe askush të mos përfitojë nga vdekja e vëllait të saj. “Megjithatë- shprehet ajo- do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend”.

Motra e të ndjerit u shpreh e indinjuar, duke deklaruar se “kriminelët që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë, pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan të mbyllnin vrasjen me heshtje apo me letra”.

Nje thirrje kishte edhe për avokatët dhe jursitët e Shqipërisë: “Mos bëni gabimin ta godisnin me shkelma dhe grushta vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen tju blejnë. Kërkojmë vetëm drejtësi. Duke filluar që sot i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë dhe vijnë dhe të mbrojnë Elgin Bashkë me mua”

DEKLARTATA E MOTRES SE EGLI PROGES

“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur ju falenderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij, por që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ja morën barbarët e këtij qyteti unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes, pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur përsëgjalli. Shumë kujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e pashpresë, apo thjesht një hallexheshkë me të zeza, por ju betohem ju që jeni këtu dhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell më çdo kusht. Se jam kam borxh vëllait tim, vetes dhe familjes time.

Nuk dua që të përfitojë askush nga vëllai im, nuk dua të politizohet vdekja e tij, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se mua dhe familje ime për të, megjithatë do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend.

Kriminelët që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë, pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan të mbyllnin vrasjen me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë që më dëgjojnë sot, për pogradecaret, flisni mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund  t’ju vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron dhe kush janë kriminelët pas tyre.

Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin ta godisnin me shkelma dhe grushta vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen tju blejnë. Kërkojmë vetëm drejtësi. Duke filluar që sot i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë dhe vijnë dhe të mbrojnë Elgin Bashkë me mua”, u shpreh motra e te ndjerit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →