Autoritetet në rajonin e Kurskut të Rusisë kanë vendosur të evakuojnë banorët nga rajoni Glushkov, tha dje vonë guvernatori në detyrë Alexei Smirnov, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të avancojnë në rajonin kufitar.
Sektori i rajonit në kufi me Ukrainën ka një popullsi prej rreth 20,000. Smirnov tha përmes Telegramit se policia dhe organet e tjera qeveritare do të koordinojnë procesin e përshpejtuar të largimit.
Ukraina njoftoi dje se forcat e saj po vazhdojnë të avancojnë në territorin rus dhe se ato kanë përparuar në një thellësi prej një e dy kilometrash në drejtime të ndryshme në rajonin e Kurskut që nga fillimi i ditës dhe se trupat e saj kanë përfunduar pastrimin e qytetit rus të Shujës nga forcat e Moskës.
Sipas zyrtarëve rusë, rreth 200,000 njerëz janë dëbuar me shpejtësi që nga fillimi i operacionit ukrainas më 8 gusht.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co