Bota

Ushtarët ukrainas tallen me gjeneralët e Putinit: Na duhen dy tanke në Kursk

ushtaret ukrainas tallen me gjeneralet e putinit na duhen dy tanke ne kursk
ushtaret ukrainas tallen me gjeneralet e putinit na duhen dy tanke ne kursk

Ushtarët ukrainas, në një video të bërë virale në rrjetet sociale janë tallur me gjeneralët e Vladimir Putinit, pasi kanë pushtuar një postë komande në rajonin e Kurskut.

Në videon, e cila u shpërnda nga blogeri për UarTranslated Dmitri Masinski, ushtarët dëgjohen duke thënë me shaka “Na duhen dy tanke në Kursk”.

Një e qeshur shpërthen mes ushtarëve, ndërsa njëri thotë “Merr një stilolaps dhe shkruaj koordinatat”. Një ushtar dëgjohet duke thirrur edhe emrin e gjeneralit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov dhe thotë “Ku është municioni?”.

Ukraina prej 10 ditësh ka nisur një inkursion brenda Rusisë, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore e ushtarake.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts