Shqiperia

Historia e suksesit të Birra Korça entuziazmon të ngarkuarin me punë në ambasadën kineze: Mezi pres që kjo birrë të hyjë në tregun kinez!

historia e suksesit te birra korca entuziazmon te ngarkuarin me pune ne ambasaden kineze mezi pres qe kjo birre te hyje ne tregun kinez

Historia e suksesshme prej gati një shekulli e fabrikës ku prodhohet birra Korça, birra e parë shqiptare, tërhoqi vëmendjen edhe të Wang Dexin. I ngarkuari me punë i Ambasadës Kineze në Shqipëri gjatë vizitës së tij për herë të parë në qytetin e Korçës vizitoi fabrikën ku prodhohet birra e parë shqiptare birra Korça. Pasi pa nga afër ambientet e fabrikës së Birra Korça, Dexin shprehu impresionin e tij për këtë investim gjigand i cili dita-ditës rritet falë një prodhimi cilësor dhe me standarde europiane. Jo vetëm që vlerësoi maksimalisht fabrikën e birrës Korça, por ambasadori mbeti i befasuar edhe nga shija e birrës së freskët. Ai tha së kjo birrë i përshtatet më së miri konsumatorit.

“Jam shumë i kënaqur që vizitoj fabrikën e birrës Korça me kolegun tim sot. Fabrika e birrës Korça u krijua në vitin 1928 dhe deri me tani ka kaluar pothuajse se 1 shekull. Përshtypja më e thelle është kombinimi i teknikës tradicionale dhe moderne, domethënë teknika tradicionale plus mjetet moderne dhe prodhimi automatikisht që u përshtat me shumë për të rinjtë dhe tregut tani. Ne e dimë që tani Birra Korça ka shije të ndryshme, domethënë është e përshtatshme me grupet e ndryshme pra është një kontribut i Birrës Korça për shoqëritë, sepse grupet e ndryshme të konsumatorëve mund të kenë zgjidhje të ndryshme.”, tha Dexin.

Wang Ambasadori Kinez
Wang Ambasadori Kinez

Wang Dexin tha gjithashtu se mezi pret që birra Korça të hyjë edhe në tregun kinez.

“Edhe e dimë qe tani birra Korça është në një periudhë të bisedimit ose negociata me partnere kineze dhe ne shpresojmë që ky bashkëpunim mund të hyjë me sukses dhe shpresojmë që birra Korça mund të hyje në tregun kinez me sukses sa më shpejt. Festa e birrës së Korçës është festa më e madhe që unë dhe koleget e mi po shikojmë dhe vizitojmë, por vitin e kaluar për shkak të disa arsyeve ne nuk arritëm të vinim. Këtë vit ne vizitojmë Korçën me këtë rast shijojmë dhe ambientet e vlefshme të Korçës.”, tha ai.

Wang Ambasadori I Kines
Wang Ambasadori I Kines

Vizita e zv.ambasadorit të Kinës përkoi edhe me çeljen e festes së Birrës. Përveç ambienteve të brendshme të fabrikës, restorantit, Dexin tha që do të shijonte edhe atmosferën e kësaj feste gjigande për të përjetuar edhe njëherë shijen e Birrës Korça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts