Tre satelitë rrotullohen rreth “Tu-La”, dysh es së sulmit të Interit që përbëhet nga Markus Turam dhe Lautaro Martinez. Protagonistët e yllit të dytë që janë të thirrur në apel për t’u konfirmuar dhe komandojnë ata që janë afër tyre: Taremi, Arnaotuviç dhe Tiago Romano, 18-vjeçari i transferuar nga Panathinaikosi.TIKUS- Turam i dha një mesazh kampionatit të dielën e kaluar kur i bëri keq Çelsit me një të majtë potente, ishte goli i parë në fazën përgatitore pas një ndeshjeje me hije kundër Al Itihadit. Mesazhi është i qartë dhe i drejtpërdrejtë për Inzagin: Po, jam gati. Vitin e kaluar, Markus ishte blerja më e mirë e verës. Fitoi një titull kampion si protagonist duke shënuar 15 gola dhe duke furnizuar 14 asiste për shokët e skuadrës gjatë gjithë sezonit. Madje me forcë ndryshoi gjithçka, nga Lu-La (Lukaku-Lautaro), në Tu-La, Turam dhe Lauti. Argjentinasi fitoi titullin e golashënuesit dhe triumfoi në Kupën e Amerikës. Markus në anën tjetër nuk shkëlqeu në Europian, por do të kërkojë të lërë gjurmë në këtë kampionat.
PAS TYRE- Pas dy sulmuesve, hierarkia është për Taremin. Iraniani, përveç dëmtimit muskulor përpara 10 ditësh, ka qenë më i mirë i fazës përgatitore: 5 gola në 3 ndeshje. I ka befasuar të gjithë për kapacitetin e tij për të shënuar edhe në stërvitje. Për më tepër vjen nga 91 gola në 4 sezone me Porton. Inzagi mund të jetë i qetë. Sulmuesi i katërt është Marko Arnautoviç edhe pse drejtuesit e klubit janë gati të dëgjojnë oferta për të. Austriaku përfiton 3,5 milionë euro në sezon. Shumë. Vitin e kaluar shënoi 7 gola në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Rikthimi i tij në Apiano pas 10 vitesh nuk ishte më i miri i mundshëm. Për momentin është sulmuesi i katërt.
KORREA JASHTË– Sateliti i fundit, më i vogël sesa të tjerët është një argjentinas me këmbën e majtë për të cilin flitet shumë mirë, Tiago Romano i transferuar nga Panathinaikos me një kontratë për 5 vite. Sezonin e kaluar shënoi 9 gola me ekipin U-19, ndërsa me Argjentinën U-20 ka luajtur 5 herë. Do të jetë pjesë e ekipit të moshave të Interit por edhe kipit të parë së bashku me Topaloviç dhe Perez. Pika e fundit lidhet me Korrean, që në Xhenoa do të ulet në pankinë. “Tucu” është duke përjetuar një paradoks. Është lojtari që ka luajtur të gjitha ndeshjet e fazës përgatitore si titullar duke shënuar edhe një gol me Luganon, por brenda 30 gushtit duhet të largohet. Historia e dashurisë mes tij dhe Interit nuk shkoi ashtu siç pritej.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co