Për dikë që, që kur është te Milani, ka shfaqur shumë cilësi, por gjithmonë ka shënuar pak, nuk është keq.Të martën në mbrëmje, Tizhani Reijnders për pak sa nuk theu kyçet e portierit të Monzas. Kështu holandezi u rikthye në botën e kuqezinjve, i fundit që iu bashkua grupit së bashku me francezët pas Kampionatit Europian. Një turne, gjatë të cilit mesfushori i Milanit spikati, edhe pse Holanda e tij duhej të dorëzohej pikërisht në aktin e parafundit.
Ai bëri një përparim të qartë: gjashtë ndeshje nga gjashtë si titullar, deri në gjysmëfinale dhe shume i përkëdhelur nga Ronald Koman i cili në fakt e zbuloi mjaft vonë. Debutimi i Reijnders në kombëtare daton në shtator të vitit 2023, në moshën 25- vjeçare. Me sa duket, ishte Milani ai që veproi si pikënisje dhe e bëri atë tërheqës në sytë e trajnerit.
DUELE DHE REND —Në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë, në fakt, Tizhani u rrit shumë, duke mësuar artin e konkretësisë – duhet të punojë ende, por përmirësimet janë të dukshme – dhe lloji i lëvizjeve më të përshtatshme për kampionatin italian. Sepse teknika ka qenë gjithmonë në kordat e holandezit, por në një rol delikat, dallimi i vërtetë qëndron tek inteligjenca taktike. Epo, edhe pse vetëm një ndeshje miqësore, ndeshja ndaj Monzës konfirmoi se ky do të jetë një Milan që do të jetë edhe më i varur nga numri i tij 14.
Për dy arsye. E para: pranë tij, më shpesh, do të ketë një partner luftarak – Loftus-Çik ose Fofana që më shumë do të ruajnë rendin. Duelet dhe ndërtimit do të jetë në dorën e Reijndersit, me vëmendjen maksimale për të mos çekuilibruar ekipin. Zbritje dhe projeksione ofensive, por me logjikë të madhe. Arsyeja e dytë: loja e spondave dhe hapësirat që di të krijojë Morata do të duhet të kapitalizohen nga mendjemprehtësia në futjet e shokëve të skuadrës. Dhe holandezi, në këtë kuptim, duket njeriu i përsosur.
QARKULLIM TOPI – Çfarë pëlqen më shumë Reijndersi? Vrapimet përpara me top dhe goditje janë cilësi të spikatura që nëse do të shoqëroheshin me disa gola më shumë mund të ishin një bonus i madh për “Djallin”. Në ekipin e Fonsekës i cili edukon skuadrën për driblimin dhe zotërimin e topit, Reijnders duket se është lojtari i duhur me këmbët e tij të arsimuara dhe mënyrën se si e shoqëron aksionin. Lëvizshmëria është në parimet bazë të lojës së teknikut portugez i cili tek Reijndersi mund të gjejë interpretuesin më të mirë për futbollin që predikon.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co