Ukraina vijon pushtimin e territoreve ruse/ Pentagoni: SHBA e përkushtuar të ndihmojë Kievin, po mbrohet nga agresioni i Kremlinit

ukraina vijon pushtimin e territoreve ruse pentagoni shba e perkushtuar te ndihmoje kievin po mbrohet nga agresioni i kremlinit

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Umerov bisedoi në telefon me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, teksa prej 10 ditësh Kievi po vazhdon ofensivën ushtarake në territorin e Rusisë. Raportohet se gjatë bisedës, ministri i Kievit informoi Uashingtonin për situatën në terren në Rusi, në rajonin e Kurskut, i cili siç raportohet është vënë në kontroll nga forcat e Kievit.

Detajet e bisedës i ka bërë publike edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Austin.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se në fokus të bisedës me Umerov ishte diskutimi i situatës në rajon duke premtuar se SHBA mbetet e përkushtuar të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga agresioni rus.

“Sot fola me homologun tim ukrainas Rustem Umerov në lidhje me ndihmën prioritare të sigurisë dhe operacionet e vazhdueshme të Ukrainës në fushën e Betejës. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”, shkruan kreu i Pentagonit në llogarinë e tij X.

Postimi Ne Twitter
Postimi Ne Twitter

Përparimi i Ukrainës në Kursk vazhdon teksa Kievi thotë se qëllimi është të krijojë një zonë sigurie nga ku Rusia të mos jetë në gjendje të godasë qytetet ukrainase.

“Ne po krijojmë një zonë tampon për të parandaluar që Moska të godasë nga ai rajon”, tha Kievi . Ukraina sulmoi gjithashtu katër baza ajrore ruse me dronë dhe kapi 100 të burgosur. Nga ana tjetër Moska mohon përparimin e Ukrainës, por ndërkohë ka lëvizur trupat nga zonat e pushtuara dhe Kalininigradi në drejtim të zonave jugore të Rusisë të kontrolluara tanimë nga Kievi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →