Bota Sport

Rashica bën të tijën 10-ën e Skënderbeut: Ky klub është “trampolina” më e mirë

rashica ben te tijen 10 en e skenderbeut ky klub eshte trampolina me e mire





































Skënderbeu është gati dhe i motivuar në maksimum për të nisur sezonin e ri. Pas një paraqitjeje të mirë në edicionin e kaluar, tashmë korçarët e kanë detyrim që të mbajnë të njëjtin rrugëtim si në sezonin e fundit. Për sulmuesin kosovar Ermir Rashica ky ekip i ka të gjitha komponentët për të treguar se sezoni i kaluar nuk ka qenë thjesht një rastësi, por është një punë e madhe që është bërë nga një grup cilësor.

rashica

“Vijmë pas një sezoni të suksesshëm dhe kemi pritshmëri të mëdha për edicionin e ri. Përgatitjet kanë ecur mirë dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë. Mund të them se jemi gati dhe të karikuar për ndeshjen e parë të sezonit, që për ne do të jetë shumë e rëndësishme, pasi do të tregojmë se nuk ishte rastësi ajo arritje që bëri ekipi në edicionin e vjetshëm.

Kemi punuar fort dhe kemi marrë ngarkesën e plotë në këtë fazë përgatitore. Ajo që më bën të jem i bindur te një tjetër sezon pozitiv është fakti se ekipi nuk ka shumë ndryshime. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës dhe kemi të njëjtin grup lojtarësh në pjesën më të madhe të ekipit. Kjo tregon se cilësia është sërish mes nesh dhe mbi të gjitha e dimë stilin e lojës që kemi dhe mbetemi kompaktë. Normalisht që ndryshimet e vogla janë normale, por klubi ka punuar për të mbajtur të pandryshuar identitetin e lojës sonë dhe mbi të gjitha mentalitetin fitues që ka ky grup. Do të duhet të nisim mirë sezonin dhe të bëjmë hapin e parë shumë të rëndësishëm e më pas të shohim në vijimësi”, theksoi fillimisht Ermir Rashica.

HAPI I MADH- Më tej i ndalur tek e ardhmja, lojtari u shpreh i përqendruar te Skënderbeu dhe se pret momentin e tij për të marrë hapin e madh në karrierë. “Unë jam i fokusuar te Skënderbeu dhe te sezoni i ri i ekipit. E them këtë me bindje pasi kjo është detyra ime dhe për më tepër ndjehem mirë këtu. Jam i sigurt se do të jetë një tjetër sezon pozitiv.

Numri 10 në fanellë për mua është krenari dhe përgjegjësi e madhe, duke parë se cilët lojtarë e kanë mbajtur. E di që do të vijë edhe radha ime për të bërë hapin e madh, prandaj duhet të punoj shumë. Skënderbeu është ‘trampolina’ më e mirë dhe jam i ndërgjegjshëm për këtë”, përfundoi prononcimin e tij sulmuesi kosovar i Skënderbeut.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts