Bota Sport

Klubi i Premier Ligës kërkon Brojën, sulmuesin nuk e tërheq ideja dhe shqyrton ofertat e tjera

klubi i premier liges kerkon brojen sulmuesin nuk e terheq ideja dhe shqyrton ofertat e tjera





































Armando Broja vazhdon të jetë në pritje të një oferte që të mund ta shpëtojë nga një situatë e pazakontë te Çelsi. Futbollisti është nxjerrë jashtë planeve të klubit dhe tashmë nuk mundet as të stërvitet me skuadrën e parë nën urdhrat e Enco Mareskës.

broja2

Ai ka marrë disa oferta, por asnjë prej tyre nuk ka qenë konkrete me një propozim financiar për lojtarin dhe vetë londinezët të cilët shpresojnë të fitojnë diçka nga shitja e tij. Sot, mediat britanike kanë raportuar për interesimin e një klubi të Premier Ligës që kërkon me çdo kusht të bëjë mirë në këtë sezon.

Ipsuiç Taun ka nisur bisedimet me Çelsin për mundësinë e huazimit me të drejtë blerje të Brojës. Një lëvizje që klubi e sheh si shumë të rëndësishme për të përforcuar radhët e tij në këtë sezon të kthimit në elitë, arsye pse së fundmi ka siguruar edhe një emër shumë të rëndësishëm si Kalvin Filips, duke huazuar lojtarin e përfaqësueses angleze nga Mançester Siti.

Megjithatë, raportohet se Broja nuk duket i bindur për këtë ofertë, pasi kërkon një klub i cili të mos jetë vazhdimisht në luftë për mbijetesën, siç pritet të ndodhë me Ipsuiç. Ndaj mediat pranë klubit të Çelsit bëjnë të ditur se në këtë periudhë, ai po shqyrton ofertat e tjera të mundshme nga Anglia, por edhe jashtë saj. duke injoruar për momentin atë të Ipsuiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts