Sport

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy miqësore me Luksemburgun, luhen në Shqipëri në datat 4 & 6 shtator

kombetarja u 17 zyrtarizon dy miqesore me luksemburgun luhen ne shqiperi ne datat 4 6 shtator
kombetarja u 17 zyrtarizon dy miqesore me luksemburgun luhen ne shqiperi ne datat 4 6 shtator

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Luksemburgut në muajin shtator. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Luksemburgut që këto dy takime miqësore të luhen në vendin tonë në datat 4 dhe 6 shtator.

Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 4 shtator në stadiumin e Vorës, në ora 16:30 ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Luksemburg do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 6 shtator në ora 10:00.

Këto miqësore do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, për t’u përgatitur sa më mirë për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Kjo do të jetë edhe prova e parë për trajnerin e ri të përfaqësueses U-17, Andrea Tedesco përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.

Kombëtarja U-17 është e kualifikuar automatikisht në finalet e Europianit U-17 pasi ky event madhor do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts