Skuadra e Dritës ka përmbushur me sukses misionin e saj sot, teksa është kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani ka realizuar përmbysjen ndaj Auda të Letonisë pas një ndeshje dramatike që u zgjidh në shtesa.
Humbja 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë linte shpresë për Dritën që kërkoi me çdo kusht golin dhe e gjeti me anë të penalltisë së Blerim Krasniqit vetëm 15 minuta para fundit. Kaq i mjaftoi për të çuar sfidën në shtesa, ku do të diskutonte kualifikimin.
Miqtë shënuan që në minutën e parë shtesë. Por gjilanasit bënë përmbysjen e madhe falë golave të Brojës dhe Dabiqajt, për të siguruar për herë të parë kalimin në fazën play-off të Ligës së Konferencës.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co